Edita Tahiri: Pushteti i shkoi LV-së, por çelësin e suksesit e ka opozita
05 janar 2026
| 15:10
Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se çelësin e suksesit e ka opozita, ndonëse pushtetin e ka marrë Vetëvendosje.
Këtë vlerësim Tahiri e ka dhënë duke iu referuar çështjes së zgjidhjes së presidentit të ri të Kosovës.
“Pushteti i shkoi LV-së, por çelësin e suksesit e ka opozita. Janë dy raste vendimtare, zgjedhja e presidentit të ri dhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. (Opozita) Mbetet të shihet si do t’ia kthej arrogancës, fyerjeve dhe mosbashkëpunimit të LV-së”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



