Edita Tahiri thotë se diplomacia ndërkombëtare do t’i bëjë presion Kosovës për asociacionin
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë se Peter Sorensen, ndërmjetësues i Dialogut të Brukselit, këto ditë takoi Kurtin dhe Vuçiqin, që sipas saj, Vuçiqi kërkoi themelimin e Asociacionit, ndërkaq Kurti kërkoi normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.
Tahiri ka thënë se Kurti në vend se të kërkojë njohje reciproke mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, atëherë sipas saj, me këtë qasje diplomacia do t’i bëjë presion Kosovës për asociacionin, ndërsa nuk do t’i bëjë presion Serbisë për njohjen reciproke, të cilën e përkrahu presidenti Trump.
“ndërsa me parë edhe presidenti Biden – Diplomacia është negociatë, por me mungesë të dijenisë të Qeverisë Kurti, do ta pëson tutje Kosova”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



