Edita Tahiri: Uroj të bëhemi me president, zgjedhjet nuk janë zgjidhje
03 mars 2026
| 11:14
Ish-zëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, sa i përket zgjedhjes së presidentit.
Ajo ka thënë se zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, pasi sipas saj, ato zvarritin vendime dhe përgjegjësi të mëdha.
“Zgjedhjet nuk janë zgjidhje – janë zvarritje e vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha që e presin Kosovën – sovrani foli, dha votat partive politike për të zgjidhur çështjet e politikave të brendshme dhe të jashtme të vendit tonë. Uroj që të bëhemi me president dhe Kosova të ecën përpara”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”.



