Edmond Hoxha: Me nder të veçantë kam pranuar nominimin nga Haradinaj për kandidat për deputet
09 dhjetor 2025
| 21:06
Edmond Hoxha, kandidat për deputet nga AAK-ja me numër 62, ka thënë se me nder dhe kënaqësi të veçantë ka pranuar nominimin nga kryetari Ramush Haradinaj për të qenë kandidat për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
“Ky besim është përgjegjësi e madhe, të cilën e marr me përkushtim dhe seriozitet. Me vendosmëri dhe sinqeritet, zotohem të jem krah teje – për zhvillim ekonomik, siguri, mirëqenie dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës. Së bashku mund të ndërtojmë një shtet më të fortë dhe më të drejtë”, ka shkruar Hoxha në “Facebook”.



