Edon Cana dhe Kujtim Gashi vizitojnë palestrën sportive në Rahovec

20 dhjetor 2025 | 16:28

Kryetari i Degës së PDK-së në Rahovec, Edon Cana, së bashku me kandidatin me numër 10 në listën e PDK-së, Kujtim Gashi, kanë vizituar palestrën sportive në Rahovec, një projekt i rëndësishëm për qytetin dhe komunitetin sportiv.

Gjatë vizitës, Cana theksoi se kjo palestër përfaqëson një investim të shumëpritur nga qytetarët e Rahovecit, duke nënvizuar se fondet për përfundimin e këtij projekti janë siguruar gjatë mandatit të Kujtim Gashit si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Në emër të qytetarëve, Cana shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e drejtpërdrejtë të Gashit në zhvillimin e sportit dhe në përmirësimin e infrastrukturës lokale, duke e cilësuar palestrën si një hap të rëndësishëm për krijimin e kushteve më të mira për të rinjtë dhe sportistët e qytetit.

Vizita u përmbyll me mesazhin e përbashkët: “Së bashku përpara, për një Kosovë më të mirë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku, gjatë tubimit të…