
‘Edon Cana, diplomat me përvojë ndërkombëtare, lider lokal dhe vizionar për të ardhmen e Rahovecit’
Edon Cana, është kandidat i PDK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Festim Hoti, në një postim në “Facebook” ka vlerësuar kandidaturën e Canës për kryetar të Rahovecit.
Ai ka thënë se Edon Cana është një diplomat me përvojë ndërkombëtare, lider lokal dhe vizionar për të ardhmen e Rahovecit.
“Nga Strasburgu në Bullgari, e deri në krye të PDK-së në Rahovec, Edon Cana ka ndërtuar një karrierë mbi profesionalizëm, integritet dhe lidership. Prioritetet për Rahovecin: Zhvillimi i agroturizmit – ta kthejmë Rahovecin në kryeqytetin e verës, bujqësisë dhe mikpritjes. Mbështetje për bizneset lokale dhe modernizimi i bujtinave për turizëm gjatë gjithë vitit. Zhvillim ekonomik dhe vende të reja pune për të rinjtë. Kjo kandidaturë është një thirrje për punë, përkushtim dhe vizion të qartë për të ardhmen e komunës sonë. Ka kaluar koha kur një kandidat për kryetar komune nuk di asnjë gjuhë të huaj – mbi të gjitha gjuhën angleze. Rahoveci meriton një udhëheqës që flet gjuhën e botës dhe që e përfaqëson denjësisht kudo. Edon Cana është i vetmi kandidat që plotëson të gjitha kushtet. 12 tetor 2025 – një shans për ndryshim real!”, ka shkruar Festim Z. Hoti.