Edon Hysenaj, kandidat i AAK-së për Asamble në Pejë, ky është mesazhi i tij

23 gusht 2025 | 14:27

Edon Hysenaj është kandidat i AAK-së për Asamblenë Komunale në Pejë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai në listën e AAK-së mban numrin 11.

Në një postim në Facebook ka treguar arsyen e kandidimit për Asamblenë Komunale të Pejës.

“I rritur në një familje me traditë atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj vendit, jam udhëhequr nga vlerat e punës së ndershme dhe shërbimit ndaj komunitetit. Sot, me përvojën time profesionale dhe qytetare, jam i përkushtuar për: • zhvillim lokal e ekonomik, • përmirësim të jetës së qytetarëve, • transparencë dhe mbrojtje të interesit publik”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë të Pejës,

Unë, Edon Hysenaj, kandidat për Asamblenë Komunale të Pejës me numrin 11 nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kam vendosur të angazhohem për një përfaqësim të denjë dhe të ndershëm.

I rritur në një familje me traditë atdhedashurie dhe përkushtimi ndaj vendit, jam udhëhequr nga vlerat e punës së ndershme dhe shërbimit ndaj komunitetit. Sot, me përvojën time profesionale dhe qytetare, jam i përkushtuar për:
• zhvillim lokal e ekonomik,
• përmirësim të jetës së qytetarëve,
• transparencë dhe mbrojtje të interesit publik.

Ju ftoj të më besoni votën tuaj për një Pejë më të zhvilluar.

Me respekt, Edon Hysenaj

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, i ka reaguar…