Edon Sadriu rikthehet te Llapi

03 korrik 2025 | 17:29

Skuadra e Llapit ka njoftuar se e ka rikthyer në radhët e veta sulmuesin Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar për klubin që drejtohet Tahir Batatina në edicionin 2025/26. Sadriu në tri sezonet e fundit ishte pjesë e Ferizajt.

“Klubi i Futbollit Llapi ka kënaqësinë ta njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit të krahut, Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar kontratë për edicionin 2025/26. 28-vjeçari rikthehet në ‘Zahir Pajaziti’ pas tri sezoneve të suksesshme me FC Ferizaj, ku ishte kapiten dhe një ndër futbollistët me paraqitjet më të mira në skuadër. Me përvojën dhe cilësitë e tij, Sadriu pritet t’i japë më shumë cilësi repartit ofensivë të bardhekaltërve, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri. Mirë se u ktheve në shtëpi, Edon!”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Betisi po sfidon skuadrat italiane për shërbimet e Kristjan…