Edon Zeneli, 10-shi i PDK-së në Gjakovë. Emër që lidhet me sakrificën, dijen dhe perspektivën e së ardhmes

26 shtator 2025 | 19:32

Djalë i Jabllanicës – vendlindja e rezistencës pë liri – i lindur e rritur në Gjakovë, në djepin e kulturës, emancipimit dhe akademizmit shqiptar, Edoni është përfaqësues i brezit të ri që bashkon patriotizmin me dijen.
Profesor universitar, i formuar në botën akademike, dhe njëkohësisht i kalitur në udhëheqjen e rinisë demokrate në Gjakovë e në nivel të Kosovës, ai sjell sot energjinë, përvojën dhe vizionin që i nevojitet qytetit.

Në figurën e tij, Gjakova gjen djalin e një familjeje me gjurmë të përjetshme në historinë e lirisë, por edhe intelektualin që di t’i përkthejë idealet e sakrificës në politika zhvillimore, që garantojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët dhe qytetin. Në zërin e tij bashkohen thirrja e fshatit dhe kërkesa e qytetit, historia e luftës dhe aspirata e emancipimit.

Si i ri, që vjen nga një familje dëshmori që ka vulosur me gjakun e vet idealin e pavarësisë, Edoni bart krenarinë dhe përgjegjësinë për të qenë vazhdimësi e asaj sakrifice, me vepra dhe shërbim për qytetarët e Gjakovës.

Vota për Edon Zenelin – numri 10, është votë për Gjakovën që respekton sakrificën, nderon dijen dhe ndërton të ardhmen!

Nga: Hisen Berisha, ish deputet dhe gjeneral në pension 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, kryetari aktual, Bashkim…