
Edon Zhegrova në bankën rezervë, formacionet e mundshme Verona-Juventus
Është arkivuar barazimi në Ligën e Kampionëve, dhe Serie A tashmë rifillon, me Juventusin që do të vizitojë Veronën në javën e katërt.
Hellas Verona e Paolo Zanettit vjen pas një barazimi 0-0 kundër Cremoneses në xhiron e tretë, pika e tyre e dytë në ligë, ndërsa Bianconerët e Igor Tudorit kanë pikë maksimale në Serie A, dhe vijnë pas një fitoreje spektakolar 4-3 kundër Interit dhe barazimi të pabesueshëm 4-4 kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.
Juventus edhe sonte nuk starton me Edon Zhegroven, që do ta pret rastin në phesën e dytë, pasi pritet rikthimi nga minuta e parë e Sergio Conceiçao. Yildiz dhe Vlahovic nuk rrezikojnë paraqitjet e tyre, kurse Rugani pritet të luaj nga fillimi në qendër të mbrojtjes para brazilianit Bremer.