Edona Kryeziu sërish kandidate për asamble në Rahovec, ja mesazhi i saj

23 shtator 2025 | 12:43

Edona Kryeziu sërish do të jetë kandidate për asamblenë komunale në Rahovec në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Me numrin 12, ajo do të jetë pjesë e listës së LDK-së/113 në Rahovec.

Kryeziu aktualisht është asambliste dhe për një mandat katërvjeçar është dalluar për angazhimin e saj në Kuvendin Komunal, duke ngritur shumë tema që i kanë preokupuar qytetarët e Rahovecit, qoftë në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, bujqësi dhe siguri.

12-shja e LDK-së në Rahovec kërkon edhe një mandat mbështetjen e qytetarëve, me premtimin se do të punon për një komunë më transparente, me shërbime më të mira publike, më shumë mbështetje për rininë, gruan dhe një jetë më të mirë për qytetarët e kësaj komune.

“Të nderuar qytetarë. Sot jam para jush me krenari edhe njëherë si kandidate për Asamblenë Komunale nga LDK, me numrin 12. Unë kam vendosur që të kandidojë edhe njëherë, sepse dua të punojë për një komunë më transparente, me shërbime më të mira publike, më shumë mbështetje për rininë, gruan dhe një jetë më të mirë për qytetarët tanë. Unë nuk premtoj gjëra të mëdha, por ju premtoj përkushtim, ndershmëri dhe zërin tuaj në asamble. Ju ftoj që tek dita e votimit të më përkrahni me numrin 12. Faleminderit për besimin tuaj!”, ka shkruar Kryeziu në mesazhin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një takim me Guvernatorin…