‘Edoni në elementin e tij’, Juventusi e shfaq përmes një videoje magjinë e Zhegrovës me top

29 shtator 2025 | 17:09

Klubi i madh italian, Juventusi duket se nuk po ‘ngopet’ dot me yllin kosovar, Edon Zhegrovën.

“Zonja e Vjetër” e ka postuar një video të 26-vjeçarit dardan, i cili ishte duke u nxehur para fillimit të ndeshjes me Atalantën, që u luajt në fundjavë.

“Edoni në elementin e tij”, ka shkruar faqja zyrtare e Juventusin në “Instagram”.

Zhegrova luajti për 27 minuta në ndeshjen ndaj Atalantës, që Juventusi e barazoi 1-1 në shtëpi.

“Bianconerët” ishin duke humbur 1-0, mirëpo Juan Cabal shënoi për 1-1.

Zhegrova arriti të krijojë disa raste të mira shënimi, por që në fund u mbyllën pa sukses.

Kjo ishte ndeshja e tretë e yllit të Kosovës me fanellën bardhezi.

Deri më tash, Edoni nuk ka arritur të shënojë ose asistojë, mirëpo është lavdëruar për paraqitjet e tij në fushën e lojës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidenten  e Moldavisë,…