Edonjeta Berisha, numri 7 i PDK-së në garë për Asamble në Pejë

02 shtator 2025 | 16:03

Drejtoresha e Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Pejës, Edonjeta Berisha, ka zyrtarizuar kandidimin e saj për Asamblenë Komunale të Pejës. Ajo garon në listën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me numrin 7.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, znj. Berisha ka falënderuar PDK-në dhe kryetarin e degës, Xhavit Haliti, për mbështetjen: “Në këto zgjedhje që po afrojnë, do të garoj me numër 7 për t’ju përfaqësuar në Asamblenë Komunale të Pejës. Shpreh mirënjohjen time të thellë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe për Kryetarin, z. Xhavit Haliti, për besimin dhe mbështetjen e dhënë.” Ajo ka theksuar se përvoja si drejtuese e Drejtorisë së Inspeksionit e bën më të përgatitur për të përfaqësuar qytetarët në Asamble: “Përvojën, vizionin dhe aftësitë e mia do t’i vë në shërbim të qytetit tonë, për të kontribuar në mënyrë të denjë dhe të qëndrueshme për zhvillimin e Pejës. Gjatë 4 viteve si drejtuese e Drejtorisë së Inspeksionit, kam dhënë maksimumin tim brenda kompetencave të mia, dhe kjo përvojë më bën më të përgatitur se kurrë për të qenë zëri juaj në Asamble.” Berisha i ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe ka përmbyllur thirrjen e saj me moton: “Koha jonë për Pejën ka ardhur!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e dytë në grumbullimin…