Edwars i Pejës shpallet “MVP”

11 nëntor 2025 | 15:04

Basketbollisti i Pejës, Cesare Edwards është shpallur “MVP” i javës së pestë në Superligë, ka njoftuar Federata e Basketbollit të Kosovës.

Me 21 pikë, 10 kërcime e 3 asistime, Edëards udhëhoqi Pejën drejt triumfit ndaj Sigal Prishtinës dhe me indeksin e lojës 25 u shpall më i miri.

Po ashtu, Edwards ka zënë vend edhe në top-pesë, ku është përfshirë edhe bashkëlojtari i tij, Tajh Green që realizoi 20 pikë, 8 kërcime e 2 asistime. Pjesë e pesëshes më të mirë, janë edhe dy basketbollistët e Bashkimit, ekip që xhiron e shkuar mposhti Golden Eagle Yllin.

Bëhet fjalë për Kyan Anderson që regjistroi 16 pikë, 4 kërcime e 7 asistime dhe Dequon Lake me 12 pikë e 13 kërcime.

Pesëshen e kompleton Kentrell Pullian i Rahovecit, që pati 25 pikë, 8 kërcime e 6 asistime  në fitoren ndaj Vëllaznimit.

May be a graphic of basketball and text that says '1000 KOSONIA ProCredit SUPERLIGA W ProCredit Bank ART MaTpoH kujtesa MV JAVAOS 05 JAVA PIKE 21 TNN KERCIME 10 ASISTIME 3 KASTRATI go+ PEJA CESARE EDWARDS'

May be a graphic of basketball and text that says 'KOSÓVA ProCredit® SUPERLIGA WA :ProCredit Bank ART ROTION kujtesa SEREER មម០3 HHEL TAJH 經年, GREEN KENTRELL TRL PULLIAN DEQUON LAKE NAN KYAN ANDERSON BARRETMBLAEA RAHOVECI 029 PEIA PEJA BASHKIMI PEJA BASHKIM 福 TOP 5 JAVA 05 HAN'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë po vlerësohet favorite përball Andorrës në ndeshjen…