Egjipti eliminon Australinë pas penalltive dhe kualifikohet në 1/8 e finales

03 korrik 2026 | 23:30

Egjipti ka siguruar kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Australinë me rezultat 4-2 pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan në barazim 1-1.

Egjiptianët kaluan në epërsi në minutën e 13-të, kur Ashour shënoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij.

Australia reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi rezultatin në minutën e 55-të pas një autogoli të Hany, i cili devijoi topin në portën e tij.

Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të kohës së rregullt, ndërsa as 30 minutat shtesë nuk prodhuan gola.

Në goditjet nga pika e bardhë, futbollistët e Egjiptit u treguan më të saktë, duke triumfuar 4-2 dhe duke siguruar një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Botërorit 2026.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Posta e Kosovës ka lansuar emisionin e ri të pullave…