Egjipti me ligj për monitorimin e rrjeteve sociale

16 korrik 2018 | 23:27

Parlamenti egjiptian miratoi sot një ligj për mediat, duke i mundësuar autoriteteve të monitorojnë disa llogari të përdoruesve të rrjeteve sociale, sipas tyre me arsyetimin për të luftuar “lajmet e rreme”, njoftoi Dhoma e Deputetëve në web-in në internet.

Ligji u miratua me shumicë të thjeshtë nga dy të tretat dhe do t’i kalohet presidentit Abdel Fattah al-Sisi për dekretim.

Sipas këtij ligji, çdo person që ka më shumë se 5.000 ndjekës online në një faqe personale, blog apo rrjete sociale do të monitorohet nga Këshilli i Lartë Rregullator i Mediave, përcjell Atsh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Suharekës, ka gjetur një tjetër mënyrë për të…