Egnatia me fat në short, Dinamo Tirana i shpëton dy ekipeve të mëdha

04 gusht 2025 | 15:50

Dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Dinamo Tirana kanë mësuar kundërshtarët e ardhshëm në arenën evropiane. Egnatia nëse arrin të eliminojë Olimpija Ljubljanën, do të përballet në fazën “play-off” me humbësen e çiftit Lincoln Red Imps/ Noah.  Goglat u treguan disi bujare me Dinamon pasi ata kanë shmangur Fiorentinën dhe Besiktasin.

Nëse djelmoshat e Ilir Dajës mposhtin Hajdukun në rrethin e tretë, atëherë në fazën ‘play- off’ mund të përballet me fituesin e çiftit Silkeborg/Jagellonia.  Egnatia ndeshjen e parë ndaj Olimpija Ljubljanës do ta luajë të enjten e 7 gushtit, ndërsa atë të kthimit një javë më vonë në Shqipëri.

Në të njëjtën ditë do të luajë edhe Dinamo Tirana si mysafire e Hajduk Splitit, para se ta mirëpresë gjigantin kroat në Shqipëri po ashtu në të njëjtën datë më 14 gusht.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Artan Çobi,…