Egnatia teton transferimin e Selmanit

13 maj 2025 | 16:25

Egnatia fitoi për herë të dytë radhazi titullin kampion të Superiores.

Duket se rrogozhinasit kanë nisur menjëherë nga puna për kupat e Evropës teksa kanë arritur marrëveshjen me një lojtar. Dueli Sportiv bën me dije se kampionët e Shqipërisë do të firmosin me sulmuesin e Dritës, Kastriot Selmani.

Transferimi i tij ka qenë një kërkesë e drejtpërdrejtë e trajnerit Edlir Tetova, i cili e sheh Selmanin si një element kyç për ndërtimin e skuadrës për aventurën evropiane dhe sezonin e ri.

Selmani do të jetë te Drita edhe për dy ndeshjet e fundit të kampionatit në Kosovë, përpara se t’i bashkohet zyrtarisht Egnatias.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se sot (e…