Einxhel dhe Sabiani bashkojnë forcat për një tjetër lojë brenda shtëpisë së BBV

04 nëntor 12:26

Pas lojës që nuk shkoi ashtu siç e kishin planifikuar Fifi dhe Monika, pasi situata doli jashtë kontrollit, të tjera lojëra po përgatiten brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Kësaj radhe kanë bashkuar forcat Einxhel dhe Sabiani, të cilët kanë mnduar të vënë në provë gjithë banorët.

Këngëtari dhe moderatorja kanë menduar që të fshehin sende të ndryshme të banorëve në disa vende që nuk mund t’i gjejnë.

Enixhel: Unë rri deri vonë, se ti fle më herët…

Sabiani: Po nuk ka rëndësi, do të pres unë ty

Einxhel: Duhet t’ia marrim para se të flenë gjërat e gatimit, po ku t’ fusim?

Sabiani: Po çohem unë..

Einxhel: Po jo, çohet Klejdi i pari

Sabiani: Po unë do fus edhe ato rrobat e mia

Einxhel: Kush do i fusë? Po kam frikë se kontrollojnë valixhet prapë se janë mësuar tani që kontrollojnë në valixhe.

Sabiani: Ça ka aty për mëngjes?

Einxhel: Po ti fusim mbrapa këtyre birrave

Sabiani: Jo do t’i kuptojnë.

Ndërsa vazhdonin bisedën, Sabiani ka propozuar që sendet t’i nxjerrin në oborr. Ndërkohë, loja e tyre ka vijuar dhe ata kanë filluar që t’i lëvizin sendet dhe disa prej tyre i kanë nxjerrë në oborr, ndërsa pritet si do të reagojnë banorët e tjerë ndaj kësaj loje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i ka dhënë…