
Ejupi: Aeroporti i Prishtinës është më i shtrenjti në rajon
“Siç dihet Aeroporti i Prishtinës është një aeroport jashtëzakonisht i shtrenjtë. Vetëm shërbimet e kerozinës që ndikon shumë në çmim është mbi 45 për-qind më shtrenjtë sesa në vendet tjera”.
Themeluesi i kompanisë Eurokoha, Remzi Ejupi, ka thënë se aeroporti i Prishtinës është më i shtrenjti në rajon.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka theksuar se çmimi për furnizim me kerozinë është rreth 45 për-qind më i shtrenjtë në krahasim me vendet tjera.
“Aeroporti i Prishtinës është i gatshëm sa u përket operimeve, ndoshta është dashur të përgatitet edhe me kamera që detektojnë koronavirusin, siç bëhet nëpër vendet perëndimore”.
“Sa i përket transportit ajror, varet prej asaj se çfarë po ndodhë në vendet tjera. Ne mund t’i nisim fluturimet, por si do të na presin vendet tjera?”.
“Dihet se disa vende të Bashkimit Europian e kanë futur Kosovën në listën e vendeve të rrezikshme sa i përket pandemisë, andaj mendoj se edhe nëse hapet aeroporti ne duhet të kemi kujdes që mos të mbyllet sërish – kjo do të ishte një katastrofë sepse të gjithë atdhetarët synojnë që të vijnë në Kosovë”.
Ejupi ka thënë se gjysma e Kosovës është jashtë vendit dhe se e vetmja dritare për ta është aeroporti i Prishtinës. Sipas tij, ky aeroport duhet të shndërrohet në një të tillë që jep hapësirë për kompanitë serioze.
“Unë mendoj se gjysma e Kosovës është jashtë vendit dhe e vetmja dritare është aeroporti dhe ai duhet të shndërrohet ku do të japë hapësirë shumë për kompanitë serioze. Ne me atë që bashkëpunojnë – Lufthansa – kanë shprehur interesim që t’i kenë katër avionë dhe me këta se do të punësohen mbi 1000 vetë”.
“Siç dihet Aeroporti i Prishtinës është një aeroport jashtëzakonisht i shtrenjtë. Vetëm shërbimet e kerozinës që ndikon shumë në çmim është mbi 45 për-qind më shtrenjtë sesa në vendet tjera”.
“Kompania Lufthansa deri tani asnjëherë nuk ka marrë kerzosinë në Prishtinë: do të thotë e merr atë në perëndim dhe me atë vjen e kthehet, arsyeja është çmimi, por ka edhe arsye tjera”.
“Mendoj se aeroporti apo Zyra e Aviacionit Civil duhet të bëjë çmos që ta hapë tregun dhe të jetë operatori i dytë për shërbimet me kerozinë sepse ajo do të ndikojë edhe me uljen e çmimeve të biletave”.