
Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikësit intervenojnë në disa gypa atmosferik në Drenas dhe Komoran
27 dhjetor 2020
| 15:28
Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë ka dalë në terren për monitorim të gjendjes pas të reshurave të shiut.
Drejtoresha e DSHP-së, Lumnije Krapi, ka njoftuar se ekipet e emergjencës dhe shërbimi i zjarrfikësve kanë intervenuar në disa gypa atmosferik në Drenas dhe Komoran.
Ekipet e Komunës së Drenasit çdo herë janë të gatshme për intervenime. Këto ekipe të komunës kanë ftuar qytetarët të jenë bashkëpunues në situatat e tilla.