Ekipet e Superligës kalojnë rrethin e parë të Kupës së Kosovës
Nuk ka pasur befasi dhe rezultate të papritura në xhiron e parë të Kupës së Kosovës në futboll. Nga nëntë ndeshjet e zhvilluara të mërkurën, fitore kanë realizuar të gjitha skuadrat favorite nga Superliga përballë rivalëve kryesisht nga Liga e Parë.
Llapi dhe Prishtina e re kanë realizuar fitoret më të thella, duke e mposhtur Vjosën përkatësisht Lepenci me rezultat prej 4:1.
Drita ka fituar në udhëtim te Besa Peja, 0-3, derisa lideri i Superligës, Ballkani i është revanshuar Rilindjes për eliminimin e vitit të kaluar, me një fitore minimale prej 1-0.
Gjilani e ka kaluar Istogun 2:1, me njërin nga golat të realizuar nga Oltion Bilalli, i cili është rikthyer suksesshëm pas lëndimit të rëndë të pësuar vitin e kaluar.
Rezultatet e Kupës së Kosovës 1/16
Dukagjini 3:1 Ramiz Sadiku
Ballkani 1:0 Rilindja 1974
Drenica 1:0 Prizreni
Prishtina e Re 4:1 Lepenci
Gjilani 2:1 Istogu
Besa Peja 0:3 DritaLlapi 4:1 Vjosa
Trepça 1:2 Malisheva
Ferizaj 2:0 Tefik Çanga




