Ekipet e zhytësve dhe Policia vazhdojnë kërkimet për trupin e mërgimtarit që ra në Ujman

27 korrik 2025 | 18:33

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot Mitrovicën.

Personi që dyshohet se është hedhur nga ura në liqenin e Ujmanit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe është Rrahim Latifi, 33-vjeçar nga fshati Cerajë i Mitrovicës. I ndjeri jetonte si mërgimtar në Suedi dhe ishte kthyer për pushime në Kosovë.

Sipas informacioneve të para, Latifi është parë duke u hedhur nga ura, ndërsa pas këtij veprimi tragjik nuk është vërejtur më asnjë gjurmë e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente, njësitë policore dhe njësia e kërkim-shpëtimit me barka, të cilat po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Deri më tani nuk dihen arsyet që e çuan atë drejt këtij akti fatal.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit që u hodh nga ura në liqenin artificial të Ujmanit në veri të vendit. Zhytësit e Klubit të Zhytjes “Trepça” janë zhytur dy herë, por gjetja e trupit në këto rrethana është shumë e vështirë, pasi thellësia në liqe arrin mbi 20 metra.

Te liqeni ndodhen edhe autoambulanca dhe ekipe të Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës i ka zyrtarizuar kandidaturat për zgjedhje…