Ekipi futbollistik i këtij qyteti italian nuk është ngjitur asnjëherë në Serie B

12 maj 2022 | 15:33

Italia është një nga vendet me traditën më të madhe në futbollin evropian dhe si e tillë, sigurisht që ka akademi apo klube të njohura që nga jugu dhe deri në veri. Palermo apo Catania në Siçili janë “fari ndriçues” i pjesës më të rëndësishme të jugut ndërsa Milan, Inter e Juventus sigurisht që nuk kanë nevojë për koment.

Gjithsesi, pavarësisht rrugës së suksesshme që kanë bërë disa qytete në këtë drejtim, shumë qendra të mëdha të banuara në vendin fqinjë, nuk janë përfaqësuar madje as në Serie B.

Një prej qyteteve që nuk ka arritur të shkojë më larg se Serie C është Pesaro, ndërsa në Alpet veriore, Trento është gjithashtu një qytet që futbollin nuk e ka traditë. Qendra më e madhe e banuar në Itali por e pa përfaqësuar asnjëherë në nivelet profesioniste të futbollit është Sassari. Qyteti i dytë më i madh i ishullit të Sardegna-s, ka një skuadër modeste të quajtur ASD Torres që për rreth tre dekada ka notuar në ujërat e Serie C.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moderatorja e këngëtarja shqiptare, Luana Vjollca, ditë më parë ka…