Ekipi i Kosovës në Kajro, përgatitje para fillimit të Kampionatit Botëror ISSF 2025

08 nëntor 2025 | 17:20

Ekipi i Kosovës zhvilloi në Kajro seancën zyrtare përgatitore/testuese para fillimit të garave në Kampionatin Botëror ISSF 2025 – Pushkë/Pistoletë, që po mbahet në Kajro, Egjipt, nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF).

Në këtë kampionat marrin pjesë më shumë se 700 sportistë nga mbarë bota, dhe në mesin e tyre janë edhe sportistët që përfaqësojnë Kosovën me krenari në disiplinat e Pushkës dhe Pistoletës.

Qëllimi i ditës së sotme ishte përshtatja me ambientin e fushës së qitjes, kushtet teknike dhe testimet e fundit para fillimit të garave zyrtare nesër dhe në ditët në vijim.

Sportistëve tanë iu urojmë suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze në arenën botërore! 🇽🇰

Na bëni krenarë!

Linku i shkrimit👇

https://fshsk.org/activity/ekipi-i-kosoves-ne-kajro-pergatitje-para-fillimit-te-kampionatit-boteror-issf-2025/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Kuçi, kandidat i AAK-së për kryetar të Junikut A…