
Ekipi i Ruhotit fiton turnirin për dëshmorët e Ruhotit
14 qershor 2020
| 17:57
Ekipi i Ruhotit e ka fituar turnirin për nderë të dëshmorëve të fshatit Ruhot.
Ekipi që e drejton Shemsedin Berisha në ndeshjen e parë fitoi ndaj kampionëve në fuqi Alfa-i Rakosh pas penalltive, ku në kohen e rregullt rezultati ishe 1-1. Në finale skuadra e Ruhotit e fitoj duelin ndaj skuadrës Fasader Ismeti Malishevë me rezultat minimal 1-0.
Lojtari më i mirë i këtij turniri tashme tradicional është shpallur Halil Kabashi, kurse epiteti i portierit më të mirë i ka takuar Labinot Dakajt.
(V.Z / Epoka e re)