Ekipi turk i LMT-së vazhdon kontributin në misionin e KFOR-it në Kosovë

06 korrik 2025 | 17:30

Ekipi turk i Monitorimit të Ndërlidhjes  që vepron në Zonën e Përgjegjësisë së Komandës Rajonale Perëndim, po vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në kuadër të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, duke ofruar siguri dhe bashkëpunim për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga KFOR-i, ekipet e LMT-së luajnë një rol vendimtar në ndërtimin e besimit dhe forcimin e stabilitetit përmes angazhimit të paanshëm me të gjitha komunitetet në Kosovë.

“Prania e tyre e vazhdueshme në terren kontribuon në një mjedis të sigurt, falë kuptimit të thelluar të dinamikës lokale dhe nevojave të komuniteteve”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i rithekson se është i përkushtuar për të zbatuar mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së (1999), që ka për qëllim krijimin dhe mbrojtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët dhe garantimin e lirisë së lëvizjes në çdo kohë.

Misioni i NATO-s në Kosovë thekson gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), në kuadër të përgjegjësive të tyre të ndara për reagim në çështjet e sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona vazhdon të përballet me sfida të rëndësishme, ndërsa ka…