Ekitike transferohet te Liverpooli për 95 milionë euro

24 korrik 2025 | 12:29

Hugo Ekitike është tashmë zyrtarisht një lojtar i ri i Liverpoolit. Sulmuesi francez i lindur në vitin 2002 i bashkohet skuadrës angleze për një shumë totale prej 95 milionë euro, nga të cilat 80 milionë janë pagesë fikse, ndërsa 15 milionë do të jepen në formë bonusesh. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi anglez përmes një njoftimi zyrtar:

“Ekitike ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka pranuar kushtet ekonomike të ofruara nga “Reds”. Ai do të udhëtojë drejt Hong Kongut në fundjavë, ku do t’i bashkohet shokëve të rinj në turneun para-sezonal në Azi”.

Transferimi është zyrtarizuar edhe nga Eintracht Frankfurt, klubi gjerman që zotëronte kartonin e lojtarit.

Në deklaratën e tij, drejtori sportiv i klubit gjerman shprehet: “Hugo është përmirësuar jashtëzakonisht shumë gjatë 18 muajve me ne. Ai ka qenë një vlerë e shtuar për ekipin si brenda ashtu edhe jashtë fushës. Jemi të lumtur që ai po bën një hap të rëndësishëm përpara në karrierën e tij, një hap që e ka fituar me paraqitjet e tij me fanellën tonë.”

Ky transferim përfaqëson një tjetër goditje të madhe në merkato për Liverpoolin, që synon të përforcojë më tej repartin ofensiv në prag të sezonit të ri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje “Vox Kosova” k raportuar se bashkëshorti i Fitore Pacollit…