Ekrem Hyseni: Shpejtim Bulliqin do ta mundë mospuna e tij në këto zgjedhje

11 shtator 2025 | 21:56

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, ka kritikuar qeverisjen e Shpejtim Bulliqit, duke thënë se dështimet e tij do ta ndëshkojnë në zgjedhjet e 12 tetorit.

Hyseni ka thënë se kryetari aktual ka keqpërdorur pozitën që nga dita e parë, duke shkelur premtimet e dhëna gjatë fushatës së vitit 2021.

“Shpejtim Bulliqin e ka mund dhe do ta mund mospuna e tij në këto zgjedhje. Dhe atë që vërtetë, pozicioni dhe fuqia që ta jep pozita e kryetarit është keqpërdor nga dita e parë.

Duke u nis prej fushatës të vitit 2021, që bashkë edhe Kurti edhe Bulliqi kanë premtuar, aty është vendos me ndodh e kundërta. Që i bie, projektet që kanë pas me ndryshu Podujevën dhe ky ka qenë dezertimi që ka qenë”…, ka thënë Hyseni në Debat Plus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron thotë se vendi i tij…