
Ekrem Kastrati jep lajmin e mirë: Vihet gurthemeli i i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë
Ekrem Kastrati, kandidat i Nismës për kryetar të Malishevës, ka njoftuar se sot është nënshkruar dhe është vënë gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”.
“I jam mirënjohës e falënderues humanistit e mikut tim, z. Halil Kastrati, njëherit Qytetar Nderi i yni, dhe themelues i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për vullnetin e madh për të bërë këtë marrëveshje të bashkëfinancimit me Komunën e Malishevës, për të ndërtuar një projekt kaq madhor, që parashihet të arrijë vlerën e investimit në mbi 3 milion euro”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Ditë gëzimi në Malishevë!
Dita e sotme është ndër më të lumturat në gjithë këto vite të qeverisjes sonë, sepse pikërisht sot kam nënshkruar dhe kemi vënë gurthemelin e projektit “Ndërtimi i qendrës për të moshuar, fëmijë me nevoja të veçanta dhe kuzhinës humanitare në Malishevë”.
I jam mirënjohës e falënderues humanistit e mikut tim, z. Halil Kastrati, njëherit Qytetar Nderi i yni, dhe themelues i Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, për vullnetin e madh për të bërë këtë marrëveshje të bashkëfinancimit me Komunën e Malishevës, për të ndërtuar një projekt kaq madhor, që parashihet të arrijë vlerën e investimit në mbi 3 milion euro.
Një projekt kaq i jashtëzakonshëm është përmbushje e një përkushtimi të madh që këto vite kemi pasur për të bërë më të mirën për të moshuarit tanë, fëmijët me nevoja të veçanta dhe kategori të tjera të shoqërisë sonë që ballafaqohen me vështirësi ekonomike.
Urime të gjithëve pa dallim për këtë projekt madhështor në Malishevë.