Ekrem Kastrati: Kontributi i gjeneral Tahir Sinani, testament i një ideali të lartë për liri e dinjitet

30 korrik 2025 | 09:22

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në 24-vjetorin e rënies heroike të Tahir Sinanit, ka thënë se me nderim të thellë përulemi sot para veprës dhe sakrificës së tij.

Kastrati tutje shkruan:
“Tahir Sinani, një nga komandantët më të shquar të UÇK’së, ishte dhe mbetet simbol i qëndresës, trimërisë dhe dashurisë për atdheun. Kontributi i tij në të gjitha trevat shqiptare është testament i një ideali të lartë për liri e dinjitet.”

Kastrati shpreh respektin më të lartë për familjen Sinani, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë që sot e gëzojmë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në…