
Ekrem Kastrati pritet me entuziazëm në Damanek, Bubavec, Bubël e Qypevë: Besimi i qytetarëve është dëshmia më e fortë për fitoren më 12 tetor
Kandidati i NISMA-s për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, është pritur me entuziazëm në Damanek, Bubavec, Bubël dhe Qypevë, ku qytetarët kanë shprehur përkrahje të madhe për vizionin e tij për një “Malishevë Urbane”.
“Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!”, ka deklaruar Kastrati, duke shtuar se besimi dhe kurajo e qytetarëve janë sinjal i qartë për një fitore të thellë më 12 tetor.
Postimi i plotë:
Kështu jemi të pathyeshëm, kështu ne e ndryshojmë komunën tonë!👏
Damaneku madhështor dhe Bubaveci fantastik, bashkë me Bubël e Qypevë sonte na dhuruan një pritje të madhe, plot kurajo dhe besim për të vazhduar me Malishevën Urbane!
Ky entuziazëm është dëshmia më e fortë se më 12 tetor do të shkruajmë një fitore të thellë!