Ekrem Kastrati rikandidon për kryetar të Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit

05 gusht 2025 | 10:51

Ekrem Kastrati do të jetë sërish kandidat për kryetar të Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit.

“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës. Sot po ju flas nga zemra, me mirënjohje të madhe dhe me ndjenjën e përgjegjësisë që e kam ndjerë çdo ditë që prej se ma keni besuar udhëheqjen e komunës sonë. Nuk është befasi, as për ju e as për mua, sepse kemi punuar bashkë, sepse kemi ndërtuar një drejtim të qartë, sepse kemi shumë punë përpara: Pra, do të rikandidoj për kryetar të komunës së Malishevës në zgjedhjet e 12 tetorit. Në këtë moment të rëndësishëm, dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë për liderin e NISMA Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj, për besimin e vazhdueshëm dhe përkrahjen e palëkundur. Po ashtu, falënderoj nga zemra strukturat e partisë NISMA për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe për mbështetjen që më kanë dhënë, duke qenë gjithmonë krah meje në çdo sfidë dhe arritje”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-banorja e “BBVA”-së, Loredana Brati, po kujdeset për paraqitjen e…