BE-ja kërkon që Kosova ta revokojë masën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja

06 nëntor 2018 | 19:16

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të martën ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

No automatic alt text available.

Lexo dhe: Ministri Shala iu vë masë të gjitha produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina https://www.epokaere.com/ministri-shala-iu-ve-mase-te-gjitha-produkteve-nga-serbia-dhe-bosnja-e-hercegovina/

Ndërkohë që zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijancic, ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për vendimin e marrë për tarifën e 10 përqindëshit për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Bashkimi Evropian, kërkon sqarim urgjent për vendimin e papritur të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksave të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic.

Ajo, masat e marra nga Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si shkelje ndaj obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s duke konsideruar se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal.

“Këto masa janë shkelje e obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s. BE pret që Kosova e cila aktualisht mban kryesimin e CEFTA-S, të përmbushë plotësisht detyrimet e CEFTA-s dhe të revokojë masën”, thuhet në përgjigjen e BE-së për “lajmi.net”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Apple ka kërkuar nga prodhuesit e iPhonet, përkatësisht dy kompanitë…