Ekskluzive, Bordi i Postës vendos për rritje pagash, 2 500 euro paga për kryeshefin (Dokument)

10 dhjetor 2020 | 13:49

Në kohën kur ndërmarrjet publike në Kosovë po përballën me krizë të thellë financiare, e cila drejtpërdrejt po iu kushton qytetarëve, pagat e eprorëve të këtyre ndërmarrjeve kapin shifra katërshifror.

Pagë prej 2 500 eurosh do të marrë kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakqi, pasi me datën 3 dhjetor 2020, në mbledhjen e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Postës së Kosovës, është vendosur për rritje pagash për 30 për qind për zyrtarët e Postës së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta “Epoka e re”, kryeshefi i Postës Xhevdet Smakiqi do të marr pagë prej 2 mijë e 500 eurosh.

Zëvendësi i kryeshefit ekzekutiv, 2 100 euro, zyrtari kryesor i Financave dhe Thesarit 2 100 euro, këshilltar i përgjithshëm/sekretar i korporatës 2 100 euro, si dhe zyrtari i auditimit të brendshëm 2 100 euro.

Bordi i kaluar i Postës për shkak të gjendjes së keqe financiare i kishte zbritur pagën zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike.

Ish-u.d. i kryeshefit ekzekutiv, Salih Morina, kishte vendosur për uljen e pagave 30 për qind për zyrtarët e lartë të kësaj ndërmarrje publike, për shkak të gjendjes së rëndë financiare të saj.

(Albulena S. MAVRAJ / Epoka e re)

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të kampanjës “Bëhu shpresë” udhëhequr nga të rinjtë,…