Ekskluzive: Kryeministri Hoti kërkon anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike

07 tetor 2020 | 11:31

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar të martën me kryeshefat e bordeve të Ndërmarrjeve Publike. Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije se në këtë takim Hoti ka kërkuar anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike të cilat emërohen nga qeveria. “Po në takimin e djeshëm që e kishim në orën 17:00, kryeministri Hoti kërkoi anulimin e të gjitha konkurseve në Ndërmarrjet Publike.  Pos tjerash, u kërkua nga Bordet e Përkohshme, që mos të bëjnë lëvizje, shkarkime apo emërime të reja. Po ashtu, u kërkua edhe anulimi i konkurseve për punëtorët e rinj”, ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda takimit.

/Epoka e re/ Albulena S. MAVRAJ

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se tërthorazi ka marrë…