Eksperimenti katër miliardë dollarësh i Rezervës Federale

14 tetor 2019 | 10:54

Rezerva Federale po blen edhe një herë qindra miliarda dollarë bono për të qetësuar stresin në tregjet financiare. Por kjo nuk hyn tek përpjekjet e dëshiruara për të shpëtuar ekonominë nga kriza. Kreu i Rezervës Federale amerikane, Jerome Powell njoftoi këtë javë institucioni se ka mundësi se do të rrisë madhësinë e bilancit të tij në vlerën e plot 4 miliardë dollarëve. Duke pasur parasysh ngadalësimin e ekonomisë amerikane, programet e blerjes së bonove shihen si lehtësim sasior.

Megjithatë, zyrtarët e Bankës Qendrore dhe ekonomistët theksojnë se lëvizjet aktuale kanë një qëllim krejtësisht të ndryshëm. Në vend se të nxisin rritjen, Rezerva Federale po blen i obligacionet për të rregulluar probleme të rëndësishme në tregjet e kapitalit.

“Kjo nuk po ndodh për t’i nxitur njerëzit të huazojnë më shumë dhe të marrin përsipër më tepër risqe”, ka deklaruar Danielle DiMartino Booth, ish zyrtar i Fed, tani CEO i Quill Intelligence. “Përkundrazi, Rezerva Federale thjesht dëshiron të sigurohet se ka mjaftueshëm para që qarkullojnë në sistem, sepse kohët e fundit nuk ka pasur mjaft të tilla”, u shpreh ai, shkruan “ CNN Business”.

Megjithatë efekti i politikës dhe efektiviteti i saj pritet të shihet së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot…