
Ekspertët e sigurisë vlerësojnë punën e Policisë gjatë arrestimit të Gjuriqit (Video)
27 mars 2018
| 23:15
Në emisionin “Ditë mbas Ditë” në Televizionin Rrokum sot është debatuar për zhvillimet e fundit në vend.
Të ftuar për këtë debat ishin ekspertërt e sigurisë, Avni Islami, Kenan Gashi, AVONET.
Avni Islami ka thënë se operacioni i Policisë ka qenë më efikasi deri tani.
“Policia tregoi se është e aftë të mbrojë sovranitetin dhe integritetin e shtetit, duke qenë të gjithë në krye të detyrës”, ka thënë ai.
Ardian Lama, ka thënë se ky ka qene një akt provokues, dhe se ajo që ka ndodh është përgjigjja e institucioneve të Kosovës.
“Ky ka qene një akt tjeter provokues i Qeverisë dhe shtetareve serb”, ka thënë Lama.
https://www.youtube.com/watch?v=UqD-8JuOT3c