Ekspertët në Britani: Vala e dytë e Covid-19 po vjen

09 shtator 2020 | 08:44

Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi për një shtrëngim të kufizimeve kundër koronavirusit në qytetin verior Bolton, ndërkohë që ekspertët kryesorë të shëndetësisë paralajmërojnë se vala e dytë e Covid-19 po vjen.

“Bolton tani ka 120 raste për 100 000 banorë, niveli më i lartë në vend”, tha Hancock.

Ai veçoi të rinjtë në të njëzetat dhe të tridhjetat, si edhe pubet, për përhapjen e virusit.

Për këtë qëllim, Hancock njoftoi se pubet dhe restorantet në Bolton do të mund të shërbejnë vetëm për marrjen e porosive me vete dhe duhet të mbyllen në fashën orare 22:00-05:00. Gjithashtu, banorët do të ndalohen të shoqërohen jashtë familjes së tyre.

Qeveria pritet të zvogëlojë edhe numrin e personave që mund të mblidhen në mjedise të mbyllura, në Angli, nga 30 në një numër ende të pavendosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se…