Eksperti amerikan, drejtuesve serbë: S’keni guxim moral ta pranoni pamundësinë e anulimit të pavarësisë së Kosovës

14 mars 2021 | 15:58

Profesori amerikan në Universitetin e New York-ut dhe eksperti për çështjet e Ballkanit, Alon Ben-Meir, ka thënë se udhëheqësit serbë duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë, në cilat kushte mund të anulohet pavarësia e Kosovës.

Ben-Meir ka thënë se ata e dinë përgjigjen e kësaj pyetjeje, por që nuk kanë guximin të pranojnë se ajo është përtej aftësive të tyre.

“Udhëheqësit serbë duhet t’ia bëjnë vetes një pyetje të thjeshtë: në cilat rrethana do të anulohej pavarësia e Kosovës? Ata e dinë përgjigjen, por nuk kanë guximin moral ta pranojnë se është përtej fuqisë së tyre ta anulojnë pavarësinë e Kosovës, tani ose në çdo kohë”, ka shkruar Ben-Meir në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir…