Eksperti amerikan: Pa përjashtimin e Hamasit nga Gaza, paqja është e pamundur

23 qershor 2025 | 07:58

Zyrtari i lartë amerikan dhe eksperti për sigurinë kombëtare, Ilan Berman, ka komentuar zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës, duke e përshkruar konfliktin si “të zgjatur e rraskapitës, që ta thyen zemrën”.

Gjatë një interviste në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berman theksoi se zgjidhja afatgjatë nuk mund të arrihet pa një ndryshim rrënjësor në shoqërinë palestineze, duke përjashtuar Hamasin si forcë udhëheqëse.

“Duhet një refuzim i Hamasit nga vetë shoqëria palestineze. Ai nuk duhet të pranohet më si përfaqësues,” u shpreh Berman.

Ai shtoi se përjashtimi i Hamasit do të hapte rrugën për ndryshime politike dhe humanitare në rajon.

“Nëse Hamasi përjashtohet nga Gaza, do të shohim më shumë stabilitet. Pa këtë, lufta do të vazhdojë,” deklaroi ai.

Sipas Bermanit, Izraeli nuk do të ndalë ofensivën për sa kohë Hamasi mbetet i pranishëm në Gaza, duke lënë të kuptohet se një paqe e qëndrueshme do të jetë e pamundur pa një transformim të brendshëm politik në këtë territor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-koordinatori i Sigurisë i ShBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez,…