
Eksperti francez: Kosova dhe Serbia nuk mund të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëra-tjetrës
Njëri nga ekspertët më të njohur për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian profesori nga Parisi, Christian Lequesne, ka thënë se zgjerimi nuk është prioritet i lidershimit të Bashkimit Evropian në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia.
Në një intervistë ‘KosovaPress”, professor Lequesne, ka folur për mundësitë e hapjes së negociatave për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, pamundësinë e anëtarësimit të Serbisë pa i normalizuar raportet me Kosovën, ndikimin që kanë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë në proceset integruese, nevojën e forcimit të sundimit të ligjit në shtetet e Ballkanit Perëndimor, perceptimin e gabuar në disa shtete të Ballkanit se BE nuk do t’i pranojë ato shtete me popullsi myslimane etj.
“Nuk shoh ndonjë mundësi reale që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në BE nëse nuk e njohin sovranitetin e njëri-tjetrit. Normalizimi i marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e BE-së ka qenë një hap shumë pozitiv, por kjo nuk është e mjaftueshme. Hapi tjetër duhet të jetë njohja. Nëse Beogradi dhe Prishtina nuk e pranojnë këtë hap të ri, nuk do të ketë anëtarësim. BE mund të ndihmojë të dy vendet të shkojnë në këtë drejtim, por përgjegjësia përfundimtare është në të dy kryeqytetet”, ka ai.