Eksperti i BE-së: Shqipërisë nuk i hapen negociatat në tetor

08 gusht 2019 | 17:54

“Shqipërisë nuk ka të ngjarë t’i hapen negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian as në tetor”. Ky është paralajmërimi i ekspertit të njohur evropian për Ballkanin Perëndimor, Florian Bieber sipas të cilit skenari më i mundshëm është që në tetor negociatat të hapen vetëm me Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për gazetën “Si”, eksperti me origjinë nga Luksemburgu shprehet se kriza aktuale politike në Shqipëri po shërben si një argument për vendet kritike si Franca dhe Holanda se perspektiva evropiane e Shqipërisë është në errësirë.

Bieber është një nga ekspertët me të njohur evropianë për Ballkanin Perëndimor dhe është autor i dhjetëra librave dhe artikujve që lidhen me rajonin.

Aktualisht Bieber është Koordinator i Grupit Këshillimor të Politikave për Ballkanin në Evropë dhe Drejtor i Qendrës për Studimet e Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, në Austri, transmeton gazeta “Dita”.

Bieber fajëson për gjendjen në të cilën ndodhet vendi të gjitha palët politike, duke thënë se qeveria nuk ka ditur si ta trajtojë krizën në vend, ndërkohë që sipas tij opozita ka treguar se është e gatshme të rrezikojë të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka përfituar disa projekte…