
Eksperti i financave, Emanuel Bajra, mbajti ligjëratë në Kolegjin AAB
14 maj 2025
| 10:23
Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, eksperti i shquar i financave, Emanuel Bajra, dje ka mbajtur ligjëratë me titull “Tregjet, krizat financiare dhe efektet në shoqëri – Kosova dhe Bota”.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të kuptojnë më thellë lidhjen midis zhvillimeve në tregjet globale financiare dhe ndikimin e tyre në strukturat ekonomike, politike dhe sociale – duke përfshirë edhe sfidat dhe mundësitë për Kosovën. U diskutuan tema si dominimi i dollarit, rritja e teknologjive si blockchain dhe inteligjenca artificiale, si dhe nevoja për një arkitekturë të re financiare në vend.