Eksperti i OBSh-së: Nëse s’ndryshon diçka te virusi ose te ne, do të kemi dyfishim të rasteve

13 prill 2020 | 09:21

Koha mesatare e dyfishimit të rasteve me koronavirus në Kosovë është shkurtuar në afërsisht një javë, ka paralajmëruar eksperti i OBSh-së, Merkur Beqiri, teksa 79 raste të reja janë regjistruar brenda një dite në vend.

Merkur Beqiri, ekspert dhe konsulent ndërkombëtar me përvojë mbi njëzetvjeçare në menaxhimin e të dhënave, përfshirë në shëndetin publik, përmes një grafiku të përditësuar të tijin, të skenarëve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit, ka paralajmëruar për kujdes të shtuar. “Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8, nga 9.3 sa ishte dje”, shkruan Beqiri në “Facebook”. Kjo nënkupton dyfishim potencial të rasteve përafërsisht për çdo javë “nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose tek ne”.

Të dielën IKSHPK ka thënë se janë regjistruar 79 raste të reja me koronavirus, duke e ngritur në 362 numrin e përgjithshëm të të infektuarve. “Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por te vetvetja mund të ndikojmë, po ashtu edhe te njerëzit rreth nesh. Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”, shkruan ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një test për njerëzimin, kështu e cilësoi presidenti gjerman Frank…