Eksperti i Samsung pas 20 vitesh përvojë thotë se teknologjia e shkëlqyer duhet të jetë e padukshme
Nëse nuk e vini re teknologjinë, atëherë ne e kemi bërë mirë punën tonë,” thotë drejtuesi i departamentit të televizorëve në Samsung, duke kujtuar 20 vitet e tij në kompani dhe dy dekada përvojash të përbashkëta. Prej njëzet vitesh, televizorët Samsung jetojnë në heshtje në qendër të shtëpive të njerëzve, të pranishëm jo vetëm për argëtim, por edhe për momentet që na lidhin, na frymëzojnë dhe mbeten me ne edhe shumë kohë pasi ekrani fiket.
Këtë vit shënojmë dy përvjetorë të jashtëzakonshëm[1]. Samsung feston 20 vite si marka globale numër 1 në kategorinë e televizorëve; ndërsa drejtuesi ynë i PQ Labs, Shinwoo Choi, flet për rrugëtimin e tij 20-vjeçar në Samsung, një karrierë që është zhvilluar paralelisht me evolucionin e vetë teknologjisë së televizorëve.
Kur iu bashkua Samsung si një inxhinier i ri, inovacionet në televizorë përcaktoheshin ende kryesisht nga hardueri. Ajo që e tërhoqi drejt kompanisë ishte bindja se teknologjia duhet të formësojë jetën e përditshme, dhe jo vetëm të konkurrojë përmes specifikimeve. “Samsung na ka inkurajuar gjithmonë të mendojmë përtej kufijve të asaj që është e mundur sot. Kjo kulturë më ka nxitur të rritem bashkë me teknologjinë.”
“Kur njerëzit më pyesin për inovacionin, shpesh presin të përmend një përparim të caktuar teknologjik, por momentet që më kanë mbetur më shumë në mendje nuk janë lansimet e produkteve, por momentet njerëzore.” Një prej tyre ndodhi në vitin 2010, gjatë Lojërave Olimpike Dimërore në Vancouver. Kur Kim Yuna doli në akull, miliona njerëz u mblodhën përreth televizorëve të tyre. Familje, fqinj, madje edhe të panjohur, u ndalën për ta ndjekur së bashku. Kur ajo fitoi medaljen e artë, nuk ishte vetëm një triumf sportiv, u bë një kujtim emocional i përbashkët që mbushi dhomat e ndenjjes në gjithë Korenë dhe në mbarë botën.
“Atëherë e kuptova vërtet se televizorët mund të jenë më shumë se thjesht ekrane, ata mund të bëhen qendra e kujtimeve të përbashkëta.”
Gjatë dy dekadave të fundit, Samsung ka ndihmuar në ripërcaktimin e asaj se çfarë mund të jetë një televisor, nga përparimet e hershme në teknologjinë e ekraneve dhe inovacionet QLED, deri te përvojat gjithëpërfshirëse, personalizimi i mbështetur nga inteligjenca artificiale dhe kontrolli i dritës në nivel mikro. Megjithatë, për ata që e kanë ndërtuar këtë teknologji nga brenda, qëllimi nuk kanë qenë kurrë vetëm specifikimet teknike.
“Dikur inovacioni nënkuptonte ta bëje figurën më të ndritshme ose më të mprehtë. Sot, inovacioni i vërtetë do të thotë ta bësh teknologjinë të padukshme.”
Televizorët modernë Samsung përshtaten automatikisht me përmbajtjen, ambientin dhe mënyrën se si shikuesi e përdor ekranin, duke u mundësuar njerëzve të zhyten plotësisht në përvojën e shikimit pa e vënë re teknologjinë që funksionon në sfond. Inteligjenca artificiale përmirëson në mënyrë të qetë cilësinë e figurës, rikthen në jetë videot e vjetra familjare dhe optimizon skenat në kohë reale.
“Nëse nuk e vini re teknologjinë, atëherë ne e kemi bërë mirë punën tonë.”
20 vite radhazi të Samsung në krye të tregut global të televizorëve është një arritje për të cilën ai flet me modesti. “Ky titull u përket inxhinierëve, dizajnerëve dhe ekipeve që kanë qenë para nesh. Shumë prej tyre kanë formësuar mënyrën se si unë e kuptoj sot lidershipin. Të jesh numri 1 nuk është një qëllim, është një përgjegjësi.”
Besimi është thelbësor, sepse televizorët qëndrojnë me familjet për vite me radhë, shpesh më gjatë se çdo ekran tjetër në shtëpi. Kjo jetëgjatësi kërkon besueshmëri, qëndrueshmëri dhe kujdes të vazhdueshëm edhe shumë kohë pas blerjes. Samsung e reflekton këtë përmes qasjes së tij, me testime rigoroze, mbështetje afatgjatë për softuerin dhe inovacione të dizajnuara për të përmbushur nevojat reale të njerëzve.
Një shembull i qartë është përmirësimi i cilësisë përmes inteligjencës artificiale. Siç shpjegon Shinwoo, “kjo nuk është një garë për rezolucion më të lartë, por rikthimi i kujtimeve të çmuara, videove familjare, filmave të vjetër dhe mundësimi që njerëzit t’i përjetojnë ato me një qartësi të re.”
Përgjatë brezave, skenat përsëriten: familjet brohorasin gjatë ngjarjeve të mëdha sportive, miqtë mblidhen për mbrëmje filmash, ndërsa lojtarët përkulen në heshtje drejt ekranit. Në një botë që po përcaktohet gjithnjë e më shumë nga ekranet personale, televizori mbetet një nga pajisjet e rralla që ende i bashkon njerëzit.
Ai i përshkruan televizorët Samsung si një “vatër digjitale”, një vend modern takimi që i rikthen njerëzit në hapësira dhe momente të përbashkëta.
Ndërsa Samsung reflekton mbi dy dekada në krye të industrisë globale të televizorëve, fokusi i tij mbetet i drejtuar fort nga e ardhmja. Pas 20 vitesh, kureshtja e tij nuk është zbehur, përkundrazi, është bërë edhe më e mprehtë.
“Kapitali tjetër ka të bëjë me mënyrën se si ta bëjmë teknologjinë edhe më intuitive, më të pranishme dhe më njerëzore,” thotë ai.
Televizori e ka origjinën nga fjalët “tele” dhe “vision”të shohësh nga larg. Dëshira e tij është që televizorët Samsung të mbahen mend për diçka edhe më shumë.
Tele. Vizion. Kudo.
Gjithmonë aty. Gjithmonë në zhvillim. Gjithmonë pjesë e momenteve që kanë vërtet rëndësi.
[1] Burimi – Omdia, shkurt 2026. Televizorët Samsung janë renditur si marka globale numër 1 në tregun e televizorëve për 20 vite radhazi nga Omdia. Këto rezultate nuk përbëjnë një rekomandim për Samsung.



