Eksperti i sigurisë kishte parashikuar se sulmi në Ukrainë do të ndodhë sot

24 shkurt 2022 | 08:49

Këshilltari i pavarur për çështje të sigurisë e gjeo-politikës në Britani të Madhe, Visar Reka tri ditë më parë e kishte parashikuar se sulmi në Ukrainë do të ndodh sot.

Ai i ftuar në emisionin “Çeli sytë me Arin” më radion Klan Kosova FM tha se kjo është java e fundit në të cilën Presidenti rus, Vladimir Putin, mund të filloi sulmin.

“Prej fillimit këtu vetëm një njeri e din çka ka me ndodh, ai quhet Vladimir Putin. Është moment i fundit, nëse veç ka vendos të bëjë invazion, kjo javë, është java e fundit në të cilën ai mund ta bëjë, për shkak të kushteve klimatike. Invazioni bëhet në veri-lindje dhe prej aty deri në Kiev ka pak fshatëra dhe terreni është kryesisht moqil, aty tanket nuk mund të lëvizin nëse temperaturat nuk janë së paku -4 gradë Celcius. Të enjten është parapa që temperaturat do të bien nën 0 dhe ai është momenti, tjetër dritare për invazion, nuk ka”, u shpreh ai.

Tutje, Reka tha se gjithsesi, lufta kishte filluar para disa ditëve, por tani bëhet fjalë për invazion, përcjell Klankosova.tv.

“Lufta ka fillu para disa ditëve, kur filluan ato bombardimet, ku u bombardua një kopsht i fëmijëve, por po flasim për invazion, qëllimi i Putinit është Kievi, e për ta marrë Kievin duhet të nisë forca shumë serioze”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtatë persona raportohet se kanë vdekur pas bombardimeve nga forcat…