Eksperti slloven ligjëron për gjyqtarët dhe vëzhguesit e hendbollit

09 shtator 2025 | 15:35

Shoqata e Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës në fundjavë e organizon seminarin qendror për gjyqtarë të hendbollit dhe vëzhgues-kontrollues të ndeshjeve. Seminari mbahet në Prishtinë, ndërsa ligjërues do të jetë slloveni Tomo Vodopiveq.

Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit. Programi i seminarit është shumë i ngjeshur. Hapja e seminarit është të shtunën nga ora 9:00. Tema e parë që do të diskutohet është “rregullat e reja, në fuqi nga 1 korriku 2025”. Temat tjera të së shtunës janë: udhëzimet për gjykim dhe gjuha trupore e komunikimi. Si pjesë e seminarit, do të vëzhgohen edhe ndeshjet e Superkupës që zhvillohen të shtunën në Ferizaj.

Testimi fizik dhe teorik i gjyqtarëve bëhet të dielën, ndërsa do të vazhdohet me tema tjera të seminarit, si: simulimet dhe provokimet, përparësia, rrjedha e lojës dhe loja pasive, ndëshkimet. Pjesëmarrja është obligative për të gjithë gjyqtarët dhe vëzhguesit e ndeshjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paqja në Ukrainë duket gjithnjë e më larg, pasi më…