Eksporti dhe importi shënuan rritje në muajin qershor

24 korrik 2025 | 14:15

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin qershor 2025.

Të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 17,1% në muajin qershor 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 498,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 425,4 milionë euro në vitin 2024.

Eksporti mbulon importin me 13,9%. Eksporti i mallrave në muajin qershor 2025 kishte vlerën 80,4 milionë euro, ndërsa importi 578,7 milionë euro, që është një rritje prej 9,5% për eksport, si dhe një rritje prej 16,0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 21,4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 13,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, 12,5% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9,8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; pijet dhe duhani; 6,7% e produktet minerale, etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit: 14,0% e përbëjnë produktet minerale; 13,2% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 13,0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12,3% e përbëjnë mjetet e transportit; 8,6% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 27,6 milionë euro, ose rreth 34,4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 10,7%.

Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (9,4%), Italia (3,3), Holanda (3,2%), etj.

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 249,6 milionë euro, ose 43,1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9,2%.

Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (14,2%), Polonia (5,2%), Italia (4,7%), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 36,9 milionë euro, ose 45,9% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 12,2%2.

Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria (16,9%), Maqedonia e Veriut (15,5%), Mali i Zi (6,3%), Serbia (5,7%).

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 82,7 milionë euro, ose 14,3% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 28,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,1%), Shqipëria (4,8%), Serbia (3,4%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,9 milionë euro, ose 19,8%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (11,3%) dhe Turqia (2,9%).

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 246,4 milionë euro, ose 42,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (13,1%) dhe Turqia (12,6%).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për kryetar të Prishtinës,…