‘Ekspozita me pasaktësi për masakrat, fyerje për të gjithë shoqërinë’ OVLUÇK-ja thërret protestë për nesër:
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës (OVLUÇK), ka thirrur protestë për neër (e hënë) në Prishtinë, si reagim ndaj ekspozitës me pasaktësi për masakrat e luftës në Kosovë.
Protesta pritet të mbahet nga ora 13:00 para ndërtesës së Kuvendi i Kosovës.
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, e ka cilësuar ekspozitën si fyerje për vendin dhe për të rënët.
“Ajo ekspozitë ka qenë fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën”, ka thënë Gucati.
Ndërsa nënkryetari i kësaj organizate, Gazmend Syla, ka theksuar se nuk do të tolerohet shtrembërimi i historisë së luftës:
“Nuk do të lejojmë të përdhoset lufta jonë”, ka thënë Syla.
Të shtunën në mëngjes janë larguar tabelat e ekspozitës nga sheshi kryesor i Prishtinës, pasi Komuna e Prishtinës pezulloi lejen për shkak të reagimeve të shumta publike mbi përmbajtjen e saj.
Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se përmes Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës do të vlerësojë nëse ekspozita përmban elemente të përgjegjësisë penale.
Ekspozita, e cila ngjalli indinjatë të gjerë në Kosovë, me Komunën e Prishtinës që e revokoi lejen për shfaqjen e saj, doli se ishte financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Shkëlzen Gashi ka thënë dje se për të dhënat e masakrave janë mbështetur në listën e të vrarëve nga “Libër Kujtimi i Kosovës” i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë (HLC) organizatë e udhëhequr nga Natasha Kandiq, aktivisttja serbe për të drejtat e njeriut.
Por,Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë në një reagim se të dhënat e paraqitura të ekspozitë në disa raste japin pasqyrë të pasaktë të krimeve dhe kjo nuk ka të bëjë me çështje interpretimi, por “me mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave”.



